Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka refuzuar të specifikojë vendet në të cilat Rusia mund t’i dërgojë armët e saj për sulme të mundshme ndaj objektivave perëndimore.
Putini ka paralajmëruar se Rusia mund të sigurojë armë me rreze të gjatë për të tjerët, për të goditur objektivat perëndimore në botë, në përgjigje të aleatëve të NATO-s të cilët po lejojnë Ukrainën që të nisë sulme në territorin rus.
“Këto veprime sigurisht që do të kenë pasoja”, është shprehur Peskov, raporton “Associated Press”.
Ai gjithashtu ripohoi gatishmërinë e Moskës për të përdorur armë bërthamore nëse kërcënohet sovraniteti i saj.
Putini ka thënë se veprimet e fundit nga Perëndimi minojnë edhe më tej sigurinë ndërkombëtare.
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
Rusia s’do të pranojë paqeruajtës të lidhur me NATO-n në Ukrainë, thotë Kremlini
-
Kremlini: Duhet kohë për ta qartësuar se çfarë armë po dërgojnë amerikanët në Ukrainë
-
Peskov: Dërgesat e armatimit për Ukrainën duhet të ndalojnë para se të ndodhë armëpushimi
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë