Rusia ka thënë se nuk do të ketë festime të Ditës së Fitores në qytetin e rrethuar juglindor të Ukrainës, Mariupol, një port strategjik për të cilin trupat ruse pretenduan se e kanë nën kontroll, raporton AFP.
Dita e Fitores festohet çdo vit më 9 maj në Rusi, për të shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
"Do të vijë një kohë dhe do të ketë një festë të madhe atje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se nuk kishte plane për vizita zyrtare atë ditë.
Disa ushtarë dhe civilë ukrainas vazhdojnë të mbeten në fabrikën e madhe të çelikut të qytetit, Azovstal.
Artikuj të ngjashëm
-
Kremlini thotë se nuk do t’i shpallë luftë Ukrainës në “Ditën e Fitores”
-
Rusia po planifikon një paradë të fitores në Mariupol
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon
-
Putin sulmon NATO-n gjatë paradës së reduktuar të Ditës së Fitores
-
Moska mbyll aeroportet dhe ndërpret internetin para paradës së Ditës së Fitores