Pjesa “tre me tre” e takimit në Alaskë – mes presidentit amerikan, Donald Trump, të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, kryediplomatit, Sergei Lavrov, dhe këshilltarit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov – ka përfunduar.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se konferenca e përbashkët për shtyp mes Trumpit dhe Putinit, do të fillojë pas pak.
Përmes një video të shkurtër të ndarë në rrjetin social Telegram, ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov është pyetur nga agjencia e lajmeve “TASS”, se si është disponimi i përgjithshëm pas takimit Trump-Putin. “I shkëlqyeshëm”, ka thënë ai, duke buzëqeshur.
Takimi Trump-Putin: S’ka marrëveshje, ka përparim
-
Përfundon “takimi produktiv” i Putinit me Witkoffin
-
Trump: Do t’i takoj Putinin e Zelenskyn vetëm pasi të arrihet marrëveshja
-
Kremlini dha pamje të tjera, Putini “shumë i lumtur”
-
Përfundon konferenca e përbashkët për shtyp
-
Trump: Bisedime tejet produktive, por duhet më shumë punë t’i jepet fund luftës