Kremlini e ka quajtur përpjekje për të eliminuar rival politik, vendimin e gjykatës për të dënuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
“Në përgjithësi, nëse flasim për Trumpin, është e qartë se ka thjesht një eliminim aktual të rivalëve politikë me të gjitha mjetet e mundshme ligjore ose të joligjore. Kjo është e dukshme për të gjithë botën”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë me gazetarët të premten, raporton AP.
Donald Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që u dënua për krime të enjten pasi juria e shpalli atë fajtor për të gjitha 34 akuzat në një skemë për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e 2016-ës përmes një pagese “të heshtur” ndaj një aktoreje të filmave për të rritur, për të cilën u tha se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin.
-
Kremlini po pret “ta shohë” nëse fitorja e Trumpit do të ndihmojë në fundin e luftës në Ukrainë
-
Kremlini: Rusia ka fituar imunitet ndaj sanksioneve perëndimore
-
Peskov: Rusia i ka parasysh komentet e Trumpit, por operacioni special ushtarak vazhdon
-
Kremlini: Deklaratat e Trumpit për Rusinë dhe Putinin janë serioze
-
Të gjithë jemi emocionalë, thotë Kremlini pasi Trumpi e quajti Putinin “të çmendur”