Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën është afër të arrijë në 100.000, ndërkohë numri i të vdekurve si pasojë e këtij virusi ka kaluar 3.000-shin.
Në SHBA, në shtetin e Washingtonit, të hënën, është shënuar viktima e gjashtë nga koronavirusi, njofton Reutersi. Ndërkohë CNN njofton se për këtë, janë mbyllur të paktën 48 shkolla nga frika e përhapjes së këtij virusi.
Numri i të infektuarve në Francë është rritur në 191. Dje ishin 120. Tre persona kanë vdekur në këtë vend si pasojë e koronavirusit. Edhe në Itali është rritur numri i të vdekurve, nga 41 sa ishte dje në 52.
Rastet e para me koronavirus të hënën janë paraqitur edhe në 10 shtete: Senegal, Jordani, Tunizi, Islandë, Çeki, Arabi Saudite, Portugali, Indonezi, Andorrë dhe Armeni.
Tashmë, të gjitha shtetet perëndimore të Evropës janë të prekura nga ky virus që shpërtheu në Kinë, në fund të vitit të shkuar.
Edhe
Më shumë se 100 milionë raste me koronavirus në botë
E në vatrën e këtij virusi, në Wuhan të Kinës, është regjistruar rënie drastike e të prekurve.
Vlerësohet si shenjë se, të paktën në këtë pjesë të botës, koronavirusi po zhduket.