Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Veriore thotë se nuk do të ndryshojë qëndrim pas samitit me SHBA-në

Koreja e Veriore thotë se nuk do të ndryshojë qëndrim edhe nëse Shtetet e Bashkuara kërkojnë vazhdimin e bisedimeve.

Pas samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë Veriore, Ri Yong Ho, zyrtarë të lartë të Koresë Veriore kanë thënë se SHBA-ja ka refuzuar të heqë gjitha sanksionet ndaj Koresë së Veriut.

Megjithatë ministri i Jashtëm I Koresë së Veriut, Ri Yong Ho tha se delegacioni i tyre ka kërkuar që vetëm një pjesë e sanksioneve të hiqen dhe jo të gjitha.

Ai tha se vendi i tij ka bërë një propozim “realist” i cili përfshinte neutralizimin e qendrës nukleare në Yongbyon nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të SHBA-së.

Duke folur në një konferencë për media në Hanoi, presidenti amerikan ka njoftuar se nuk ka plane për mbajtjen e një samiti të tretë me Kimin.