Koreja e Veriut tha se nuk do të heqë dorë nga armët e veta bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara nuk e largojnë kërcënimin e tyre bërthamor.
Deklarata e transmetuar nga agjencia verikoreane e lajmeve KCNA vjen në kohën e bllokimit të negociatave midis Uashingtonit dhe Koresë së Veriut për procesin e denuklearizimit dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Phenjanit.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, janë takuar më 12 qershor në Singapor, ku kanë thënë se synojnë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi.
Negociatat midis palëve kanë ngecur që nga takimi Trump-Kim.
Uashingtoni do që Phenjani të japë llogari të qartë për objektet bërthamore dhe raketore që do të inspektohen dhe çmontohen me një marrëveshje potenciale.
Koreja e Veriut këmbëngul që fillimisht t'i hiqen sanksionet.
-
Plani i Sigurisë i Trumpit nuk përmban si referencë denuklearizimin e Koresë së Veriut
-
Kim Jong-un s’përjashton bisedimet me SHBA-në, me një kusht
-
Irani i gatshëm për kompromise për marrëveshje bërthamore me SHBA-në
-
SHBA-ja dhe Koreja e Jugut arrijnë marrëveshje tregtare, njofton Trumpi
-
Trumpi para takimit me Xi-në: Do të kemi marrëveshje të mirë me Kinën