Autoritetet e Koresë së Veriut kanë paralajmëruar për kushte të një moti ekstrem në vend, si pasojë e një vale të të ftohtit që ka goditur gadishullin korean.
Temperaturat pritet të bien në -30 gradë celsius në rajonet veriore, të cilat llogariten si pjesët më të varfra, raportoi BBC-ja të martën.
Edhe Koreja e Jugut ka lëshuar paralajmërim për mot të ftohtë derisa pjesa veriore e Kinës është tashmë duke përjetuar nivel shumë të ulët të temperaturave. Temperaturat pritet të bien në nivelin më të ulët në dekadë edhe në Japoni këtë javë.
Në vitin 2019, Koreja e Veriut ka përjetuar thatësirën më të madhe në afërisht katër dekada. Ndërkaq, në vitin 2020, ky shtet është përfshirë nga pesë tajfunë të mëdhenj, të cilët shkaktuan dëme të mëdha strukturore në ndërtesa, rrugë, fabrika dhe sistemi ujë, dhe zhvendosën mijëra qytetarë.
Shkencëtarët thonë se moti ekstrem, duke përfshirë valët e ftohta, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.
Alarmet e së martës për valën e ftohtë vijnë ndërsa Pheniani përgatitet të festojë 75-vjetorin e Ushtrisë Popullore Koreane javën e ardhshme.