Disa pjesë të Kinës do të përjetojnë temperatura të larta gjatë dhjetë ditëve të ardhshme pasi një valë e të nxehtit po përhapet në vend, shkruan BBC.
Në disa provinca, autoritetet parashikojnë që nivelet të rriten në të paktën 40 gradë Celsius dhe qeveria kombëtare ka paralajmëruar se mund të ndodhin zjarre në pyje.
Nivelet e merkurit do të fillojnë të rriten të shtunën - ditën e "nxehtësisë së madhe" në kalendarin tradicional kinez.
Në Zhejiang, në juglindje, disa qytete po lëshojnë alarme të kuqe, paralajmërimi më i lartë për nxehtësi.
Provinca zakonisht përjeton temperatura të larta më së shumti në 20 gradë në korrik, por këtë vit autoritetet lokale paralajmërojnë për 40 gradë në 24 orët e ardhshme.
Për t'u përballur me periudhat e nxehta, qytetarët e Kinës i drejtohen ajrit të kondicionuar në shtëpitë, zyrat dhe fabrikat e tyre, megjithatë kjo mund të shkaktojë probleme për rrjetin kombëtar të energjisë.
-
IKSHPK-ja apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta gjatë fundjavës
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes
-
Vala e të nxehtit troket edhe në Kosovë
-
Evropa përvëlohet nga vala e të nxehtit
-
Vala e të nxehtit godet Australinë, paralajmërohet për rrezik zjarri “katastrofik”