Temperaturat në disa pjesë të Kinës, përfshirë provincat Shanxi, Hebei dhe Liaoning, kanë rënë në nivelet më të ulëta ndonjëherë, ka raportuar transmetuesi shtetëror të dielën, transmeton agjencia “Reuters”.
Qyteti Yichun, në Heilongjiang, mund të regjistrojë temperatura edhe më të ulëta se minus -47.9 gradë Celsius, e cila është regjistruar në janar të vitit 1980, kanë thënë meteorologët.
Ministria e Bujqësisë e ka vënë në zbatim përgjigjen emergjente, dhe ka kërkuar nga autoritetet të kenë në gatishmëri pajisjet për heqje të borës dhe akullit.
“Rezervat e thëngjillit duhet të sigurohen paraprakisht, për të garantuar që termocentralet do të jenë funksionale në periudha kritike”, kanë thënë autoritetet.
Të premten, presidenti kinez, Xi Jinping, ka bërë thirrje për përgjigje emergjente nga të gjithë për motin e ftohtë.
Rrugët me akull dhe mjegullat e mëdha kanë rezultuar me shumë aksidente të trafik.
-
Përmbytjet në kryeqytetin e Kinës lënë të vdekur të paktën 30 persona
-
Erëra të fuqishme në Kinë – personat e dobët paralajmërohen se mund t’i marrë era
-
Erërat e fuqishme në Kinë nxjerrin nga dritaret disa persona
-
39 të vdekur nga zjarri në një dyqan në Kinë
-
Rrëshqitje toke në Kinë, të paktën dy të vdekur e rreth 50 të zhdukur