Rreth 3 mijë trupa ushtarake të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, ku edhe po trajnohen për të luftuar ndaj Ukrainës, ka thënë drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Koresë së Jugut, Cho Tae-yong dhe ka konfirmuar Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin.
Sipas tij, 1.500 trupa të tjera koreano-veriore i janë bashkuar 1.500 trupave, që agjencia e inteligjencës vlerëson se veçse ishin në Rusi që javën e kaluar, raporton “Associated Press”.
Cho i është drejtuar Komisionit Parlamentar të vendit, duke u thënë ligjvënësve, se sipas agjencisë, Koreja e Veriut synon të dërgojë një total prej 10 mijë trupash në Rusi deri në dhjetor.
Austin në anën tjetër ka konfirmuar se ka dëshmi që trupat janë në Rusi.
“Ka dëshmi që trupat e Koresë së Veriut janë në Rusi”, u ka thënë ai gazetarëve nga Roma. “Çfarë po bëjnë saktësisht? Mbetet të shihet. Ka gjëra që duhen zgjidhur”.
Deri më tani, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë mohuar këto pretendime.
-
Koreja e Veriut ka dërguar edhe 3,000 ushtarë në Rusi, sipas Seulit
-
Koreja e Veriut ka dërguar trupa të reja në Ukrainë, njofton Seuli zyrtar
-
Rreth 8,000 ushtarë verikoreanë gjenden në kufirin e Ukrainës, thotë SHBA-ja
-
Koreja e Veriut mund të dërgojë trupa shtesë në Ukrainë gjatë verës, thotë ajo e Jugut
-
Koreja e Veriut konfirmon dërgimin e trupave të saj në luftën në Ukrainë