Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konvoji i gjatë rus ridislokohet afër Kievit, shihet në imazhet satelitore

Imazhet satelitore të marra nga një firmë amerikane e një autokolone të madhe ushtarake ruse pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, tregojnë se ajo është "shpërndarë dhe ridislokuar në masë të madhe".

Kolona u pa për herë të fundit pranë aeroportit Antonov, në veriperëndim të Kievit dhe lëvizja e saj mund të sinjalizojë një shtytje të përtërirë drejt qytetit.

Firma që bëri fotot, Maxar Technologies, tha se pjesë të kolonës ishin në pozicione në qytetet përreth.

Pjesët e tjera janë më në veri, me artileri tani në pozicionet e gjuajtjes.

Shpërthime në qytete në anët e kundërta të vendit u raportuan të premten në mëngjes:

Edhe Kolona e gjatë ushtarake e Rusisë jashtë Kievit nuk po mund të shihet më nga sateliti Botë Kolona e gjatë ushtarake e Rusisë jashtë Kievit nuk po mund të shihet më nga sateliti

Një fushë ajrore dhe një fabrikë e motorëve të avionëve u shënjestruan në Lutsk, në veriperëndim

Në Dnipro, një bastion i madh në Ukrainën qendrore lindore, një person u raportua i vdekur nga sulmet ajrore

Sipas zyrtarëve rusë të mbrojtjes, shpërthimet goditën gjithashtu fushat ajrore në Ivano-Frankivsk, në jug-perëndim.

"Qytetet e mëdha ukrainase i nënshtrohen përsëri goditjeve shkatërruese", tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak.

Ai shtoi se granatimet në Lutsk kishin mbyllur dy komplekse të ngrohjes qendrore.

"Lufta shkatërruese e Rusisë kundër civilëve dhe qyteteve të mëdha vazhdon", tha ai.

Edhe Rusia godet Kievin me sulme masive në kohë negociatash Botë Rusia godet Kievin me sulme masive në kohë negociatash

Media shtetërore ruse raportoi se qyteti ukrainas i Volnovakha ishte pushtuar nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia.

Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur për kapjen e qytetit, i cili është një portë veriore për në qytetin e rrethuar të Mariupolit.