Gjashtë burra janë arrestuar në veri të Roterdamit pasi dyshohen se kanë marrë të paktën 7.7 tonë kokainë nga një kamion me banane.
Të dyshuarit janë tre holandezë të moshës 41, 49 dhe 60 vjeç dhe dy belgë të moshës 21 dhe 48 vjeç, ka njoftuar policia, që nuk përjashton mundësinë e arrestimeve të tjera.
Ky është konfiskimi i dytë i madh në muajt e fundit pasi më shumë se tetë tonë kokainë u kapën në korrik në një kontejner me banane që kishte mbërritur nga Ekuadori në portin e Roterdamit.
Doganierët së fundmi kanë bërë të ditur se në gjysmën e parë të këtij viti kanë konfiskuar mbi 29 mijë kilogramë drogë, që është më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte 22 mijë kilogramë.
Holanda dhe Belgjika, së bashku me Spanjën, janë ndër tre vendet kryesore në Evropë për dërgesat e kokainës, kryesisht nga Panamaja, Kolumbia dhe Ekuadori.