Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konfirmohet një grup i rasteve me koronavirus në Kaliforni pas një feste ditëlindjeje

Një festë e ditëlindjes ishte burim i përhapjes së koronavirusit në një grup njerëzish në Pasadena të Kalifornisë, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

Një numër i madh i anëtarëve të familjes ishin në festë, sipas departamentit të Shëndetësisë Publike të Pasadenas kjo festë u mbajt pas paralajmërimeve se duhet qëndruar në shtëpi.

Një i infektuar me koronavirus në festë ishte kollitur dhe nuk kishte mbajtur maskë, gjithashtu as të ftuarit tjerë nuk kishin respektuar distancimin social dhe nuk kishin mbajtur maska, shkruan CNN.

“Si rezultat, koronavirusi është shpërndarë tek pjesa tjetër e të ftuarve”, thotë departamenti.

Përmes rasteve të kontaktit, u identifikuan më shumë se pesë raste të koronavirusit nga festa, dhe disa të tjerë në raste individuale, thotë departamenti i shëndetësisë.

Më shumë se 66.550 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në Kaliforni dhe 2.687 kanë vdekur, sipas shifrave të Johns Hopkins University.