Hetimi i organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen nga armët kimike (OZHO) konfirmoi sot se gjatë sulmit të 4 prillit në krahinën Idlib të Sirisë është përdorur gazi helmues sarin, por ende nuk është vërtetuar se kush është përgjegjës për këtë, njofton Asociated Press.
Sulmi në krahinën e Sirisë Idlib la të vdekur më shumë se 90 persona, ku në mesin e të cilëve kanë qenë gra dhe fëmijë dhe shkaktoi reagime të bashkësisë ndërkombëtare kur janë parë xhirime dhe fotografi të situatës pas sulmit e që u emituan në tërë botën.
Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe Boris Johnson se për këtë fajin e ka presidenti I Sirisë Bashar Al Asad.
Artikuj të ngjashëm
-
Kombet e Bashkuara konstatojnë përdorimin e gazit vdekjeprurës në Siri
-
Sarin ose substancë e ngjashme u përdor në sulmin kimik në Siri
-
Hip në 72 numri i viktimave nga sulmi kimik në Siri, gjysma fëmijë e gra
-
Siria zotohet t’i shkatërrojë armët kimike të mbetura nga koha e Assadit
-
Qindra civilë të vdekur në javët e fundit në Siri nga sulmet e regjimit