Komunistët janë mbledhur të martën në Moskë për të festuar 142-vjetorin e lindjes së Joseph Stalinit, pak ditë para përvjetorit të shembjes së Bashkimit Sovjetik. Me flamujt e kuq të komunizmit, ata kanë marshuar drejt Sheshit të Kuq të Moskës për të vendosur kurora lulesh në varrin e Stailinit.
Ai kishte lindur në Gjeorgji më 18 dhjetor të vitit 1878, por më vonë ndryshoi datën e ditëlindjes në 21 dhjetor 1881. Ai vdiq në vitin 1953. Tre vjet më vonë, atëherë lideri sovjetik, Nikita Khrushcev, dënoi kultin e personalitetit të Stalinit.
Në vitin 1961, trupi i Stalinit që ishte varrosur përkrah Vladimir Leninit në mauzoleun e Sheshit të Kuq, u varros në një lokacion afër murit të Kremlinit.
Artikuj të ngjashëm
-
Komunistët përkujtojnë Leninin në 99-vjetorin e vdekjes
-
Rusët kujtojnë të dashurit që u vranë nga regjimi i Stalinit
-
Komunistët rusë shënojnë përvjetorin e revolucionit
-
Rusia dhe Kina festojnë fitoren në Luftën e Dytë Botërore me paradë ushtarake në Moskë
-
Xi Jinping do të qëndrojë në Moskë nga 7-10 maj