Një ceremoni përkujtimore është mbajtur në rajonin e Moskës në kohën kur rusët kanë shënuar Ditën Kombëtare të përkujtimit të viktimave të represionit politik.
Ceremonia nisi me një shërbim përkujtimor dhe vazhdoi me leximin e emrave të tyre që u vranë dhe u varrosën në rajon gjatë përndjekjeve famëzeza të Josef Stalinit.
Lista përfshinte emrat e më shumë se 20 mijë personave që u lexuan zëshëm prej vullnetarëve.
Qytetarët, përfshirë familjarët e të vrarëve, vendosën kurora lulesh dhe ndezën qirinj në ceremoninë për t’i kujtuar viktimat.
Artikuj të ngjashëm
-
Komunistët në Rusi shënojnë 142-vjetorin e lindjes së liderit
-
“Urimi” special i Ukrainës për Ditën e Rusisë
-
Rusia dhe Kina festojnë fitoren në Luftën e Dytë Botërore me paradë ushtarake në Moskë
-
Putini nderon ushtarët që kanë luftuar në Ukrainë
-
Pse Putini mendon se është fitues në shkëmbimin e të burgosurve