Komunistët në Rusi kanë lënë kurora lulesh në mauzoleun e Leninit në Sheshin e Kuq të Moskës për të shënuar 99-vjetorin ne vdekjes së Vladimir Leninit.
Kryekomunisti rus, Gennady Zyuganov ka lavdëruar arritjet e Leninit dhe i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit Vladimir Putin që të mësojë nga Lenini se si të fitohet konflikti në Ukrainë. Ai ka thënë se tre-katër muajt e ardhëm Rusia do të përballet me ndryshime radikale në frontin e luftës.
Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të potencialit shumë të madh ushtarak të Evropës dhe Amerikës.
Lideri i komunistëve ka thënë se vetëm Lenini do të fitonte në kushte kaq emergjente. Vladimir Lenini shërbeu i lider i qeverisë së Rusisë Sovjetike nga viti 1917 deri më 1924 dhe lider i Bashkimit Sovjetik nga viti 1922 deri më 1924.
-
Rusia dhe Kina festojnë fitoren në Luftën e Dytë Botërore me paradë ushtarake në Moskë
-
Putini do të rikandidojë për president të Rusisë
-
Putini beson që lufta në Ukrainë po përfundon
-
Putin sulmon NATO-n gjatë paradës së reduktuar të Ditës së Fitores
-
Zelensky i ka tri “kushte” për Perëndimin kundër Putinit