Komunistët rusë kanë vendosur lule në mauzoleun e Leninit në Sheshin e Kuq, duke shënuar kështu 104-vjetorin e Revolucionit të Tetorit, me të cilin bolshevikët erdhën në pushtet më 1917.
Në festë janë mbajtur flamuj dhe pankarta të Partisë Komuniste Ruse, por edhe posterë të Leninit dhe Stalinit. Lideri komunist, Genadi Zhuganov, ka folur para media pasi ka vendosur lule në mauzole, duke theksuar se festimi e trason rrugën drejt së ardhmes më të ndritur.
Partia Komuniste ka vazhduar me marshimin, që konsiderohej festë e madhe në Bashkimin Sovjetik, pavarësisht kufizimeve të pandemisë që ndalojnë tubimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Komunistët përkujtojnë Leninin në 99-vjetorin e vdekjes
-
Komunistët në Rusi shënojnë 142-vjetorin e lindjes së liderit
-
Putin sulmon NATO-n gjatë paradës së reduktuar të Ditës së Fitores
-
Rusia dhe Kina festojnë fitoren në Luftën e Dytë Botërore me paradë ushtarake në Moskë
-
Gratë e ushtarëve rusë protestojnë në Moskë