Paneli i ekspertëve do t’i vendosë standardet për planet që duhet të dihen në mënyrë që të mos përsëriten
Shumë kompani britanike dhe institucione financiare do të obligohen të tregojnë synimet se si kanë ndërmend t’i godasin faktorët e ndryshimit klimatik nën rregullat e propozuara nga Thesari.
Deri në vitin 2023, ata do të duhet ta zbulojnë planin e detajuar se si do ta arrijnë një të ardhme me përqindje të ulët karboni - në akordim me cakun qeveritar.
Paneli i ekspertëve do t’i vendosë standardet për planet që duhet të dihen në mënyrë që të mos përsëriten.
Angazhimet nuk do të jenë të detyrueshme. Grupet e gjelbra thonë se kjo nuk mjafton.
Kur një biznes apo vend arrin bilancin e përgjithshëm mes sasisë së karbonit që emetohet dhe sasisë që po largohet nga atmosfera kemi të bëjmë me rrjetin zero.
Kompanitë dhe aksionarët e tyre do të lihen për të vendosur se çfarë rruge do të gjejnë për ta përshtatur biznesin e tyre me këtë transicion, përfshirë edhe idenë se si synojnë t’i dekarbonizojnë emetimet e financuara nga ata.
Në ditën e tretë të samitit të mbajtur për klimën COP26 në Glasgow, kancelari Rishi Sunak do të shpjegojë planin për ta bërë Britaninë qendrën e parë financiare për rrjetin zero.
Ai do t’i drejtohet audiencës të ministrave të Financave, drejtorëve të bankave qendrore, krerëve të institucioneve financiare shumëpalëshe dhe liderëve të lartë të industrisë, për një ditë dedikuar financave.
Kancelari do të japë njoftimin që 450 kompani të cilat kontrollojnë 40% të mjeteve globale financiare – me vlerë deri në 130 trilionë dollarë – tani janë bërë bashkë për ta ndaluar ngrohjen globale në 1.5C mbi nivelet para-industriale.
Po ashtu, ai do të potencojë se janë bërë përparime për “rilidhjen e gjithë sistemit të financave globale për rrjetin zero” në konferencën e udhëhequr nga kryesia e Britanisë.
“Jo dhe aq shpejt”
David Barmes, zëdhënës i lartë ekonomik në kampanjën “Positive Money”, kishte thënë se synimet ishin të mira, por kompanitë financuese” ishin ende duke shpenzuar shuma të mëdha në projekte të dëmshme mjedisore”.
“Na duhen më shumë institucione publike sesa drejtorë ekzekutivë që t’i udhëheqin detyrat në vendosjen e standardeve e të përcjellin investimet në hapësira të gjelbra”.
Krijuesi dhe drejtori ekzekutiv i “Carbon Tracker Initiative”, Mark Campanale, kishte thënë së planet e qeverisë ishin të mirëseardhura, mirëpo “ne duhet parë më shumë detaje për ta kuptuar se si do të arrihet ky plan”.
“Asnjë nga aktivet financiare nuk kanë njoftuar se deri tani janë bashkuar në rrjetin zero, dhe asnjë grup i kompanive nuk mund të thotë se janë duke e ndjekur synimin e Parisit për të investuar në lëndët djegëse, kështu që kjo duhet të ndryshojë patjetër para se Londra të marrë lëvdata si vendi i parë financues në qendrën e rrjetit zero, e si vend shembull në botë”, ka kishte thënë ai.
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit ka treguar se është shumë e rëndësishme të sigurohet shuma e parave.
“Të shkruash një numër në çek është punë e lehtë, mirëpo kur është koha për ta shpenzuar atë shumë, epo, është goxha e vështirë”.
Është e rëndësishme të bëhet një matje se si kompanitë po i përshtatin idetë me punën praktike, shtoi ish-politikani laburist.
Shaun Spiers, drejtori ekzekutiv i mjedisit, mendon se Aleanca e Gjelbër kishte thënë se Britania ka nevojë për me shumë sektorë financues.
“Sektori privat është jetik, por do të ishte shumë më e lehtë të punohej në krah të investimeve serioze nga kancelari”, kishte thënë ai.
Megjithatë, një koalicion i grupeve financiare, i udhëhequr nga drejtori i Bankës së Anglisë, Mark Carney tha se kishte mjaftueshëm financa që ta mbajnë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius.
Shefat e bankave pritet të kenë debate të ashpra me klientët e tyre, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë termocentrale të qymyrit e t’i dërgojnë fondet në vendet përparimtare e më të zhvilluara deri në dekadën e ardhshme.
Planet e transicionit
Sipas rregullave të reja të Thesarit, institucionet financiare dhe kompanitë me aksione që janë listuar në bursën e Londrës, duhet të kenë planet me planet e transicionit për rrjetin net, të cilat do të publikohen nga viti 2023.
Strategjitë duhet t’i përfshijnë edhe qëllimet për reduktimet e emetimit të gazit, dhe hapat që duhen ndjekur për të arritur deri aty.
Një grup i përberë nga liderët e industrisë, akademikët, rregullatorët dhe grupet e shoqërisë civile gjithashtu, do të vendosen nga qeveria.
Do të vendoset një “standard i artë” i bazuar në shkencë, për planifikimet që bëhen për mbrojtjen e të ashtuquajturës “ greenwashing”- ku iniciativat mjedisore merren më shumë me marketing se sa me punë.
Megjithatë, sipas qeverisë ende nuk është marrë vesh se “si duket një plan kualitativ transicioni”.
Edhe pse planet duhej të publikoheshin, qeveria kishte thënë se “qëllimi është t’i rrisin transparencën dhe përgjegjësinë”.
Ndërkohë, Sunak po ashtu pritet të zotohet që një shumë prej 100 miliardë dollarësh në vit nga vendet e zhvilluara, t’u dërgohet atyre që nuk janë edhe aq - në mënyrë që t’i ndihmojnë ta mbështesin transicionin për rrjetin zero që do të arrihet deri në vitin 2030.
Drejtoresha ekzekutive në Natwest, Alison Rose, kishte treguar për programin e BBC Radio 4 Today, se kanë filluar matjet e emetimeve në një pasqyrë bilanci për ta përcjellë procesin, duke potencuar që “transparenca është e nevojshme”.
Banka ishte duke punuar me industrinë e naftës dhe gazit “për të zhvilluar plane të besueshme transicioni, në mënyrë që ta përcjellim procesin dhe të punojmë me klientët tanë”, kishte thënë ajo.
Mirëpo, Rose kishte thënë se fokusi kryesor i tyre ishte të ndihmonte kompanitë e vogla, aty ku kishte “mundësi të mira pune” në adoptimin e zinxhirit të furnizimit të qëndrueshëm dhe praktika të qëndrueshme të biznesit”.
Nënkryetari i shërbimeve financiare në KPMG, Kay Swinburne, ka thënë se njoftimi i kompanive britanike do t’i siguronte industritë e shërbimeve financiare “me një set metrikash të unifikuara për matjen e procesit të dekarbonizimit”.
Kurse Dr.Ben Caldecott, drejtor i qendrës në Britani për Greening Finance and Investment, kishte thënë se këto plane “do ta nxisin kërkesën për financa dhe do ta përshpejtojnë dekarbonizimin, jo vetëm në Britani po kudo që kompanitë britanike tregtojnë.
Ky është plani i prezantuar për sot, me dy të pesëdhjetat e mjeteve financiare të botës, 130 trilionë nën menaxhimin e bankave, fondet e sigurimit dhe pensioneve që kanë nënshkruar deri më 2050 -ën net zero qëllimet, duke përfshirë këtu edhe ngrohjen globale në 1.5C.
Kjo nënkupton që rrezja gjigante e laserit e financave globale do të jetë në drejtim të teknologjive që i ulin dhe i zhdukin emetimet e karbonit, dhe janë sa më larg prej pronave kafe “që investojnë në qymyr, naftë e gaz”.