Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kombet e Bashkuara: Koha është të ndihmojmë refugjatët në kufij

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë ka thënë se tash fokusi duhet të jetë në ndihmën e refugjatëve në kufij.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Stokholm, komisioneri i lartë Filipo Grandi ka thënë se “tani është koha të provojmë të ndihmojmë në kufi”, duke diskutuar gjithashtu se duhet diskutuar se si duhet të shpërndahen ata nëpër qytete.

Ai vuri në dukje se Moldavia e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian ndan kufirin me Ukrainën e cila është e prekur nga fluksi i refugjatëve.

Të shtunën, ministri i Jashtëm i Moldavisë tha se vendi ishte afër bllokimit.

Numri i njerëzve që deri tash e kanë lëshuar Ukrainën ka shkuar në mes 2.1 dhe 2.2 milionë.

Artikuj të ngjashëm