Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, nuk mund të komunikojë me disa nga punonjësit e saj në qytetin port të Ukrainës, Mariupol, ka thënë të mërkurën komisioneri i lartë i organizatës, Filippo Grandi.
"Disa arritën të dilnin. Disa janë brenda dhe ne nuk mund të komunikojmë me ta në këtë moment. Ata janë kolegët e mi”, tha ai për CNN.
Grandi bëri thirrje për angazhime më të mëdha që të mos ketë vështirësi për kalim të sigurt në korridoret e evakuimit.
“Ne ndihmuam në Kharkiv javën e kaluar, por për të vazhduar këtë, kemi nevojë për angazhime të forta se nuk do të ketë luftime”, ka thënë më tej ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina i bën thirrje OKB-së që të mbajë një seancë speciale për luftën
-
Zelensky kërkon nga OKB-ja të shpëtojë të lënduarit në fabrikën e çelikut
-
OKB-ja dhe Kryqi i Kuq konfirmojnë fillimin e procesit të evakuimit nga Mariupoli
-
Guterres pas takimit me Zelenskyn: Mariupoli është “krizë brenda krizës”
-
Shefi i OKB-së: Po punojmë t’i evakuojmë ukrainasit nga fabrika e çelikut në Mariupol