Një armëpushim për qëllime humanitare nuk duket i mundur momentalisht për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
“Për momentin një armëpushim për qëllime humanitare në Ukrainë nuk duket i mundur. Ka shumë gjëra që mund të bëhen për të garantuar evakuimin e civilëve”, ka thënë Guterres, të mërkurën para gazetarëve, raportoi Reuters.
Ai ka shtuar se Kombet e Bashkuara i kanë propozuar Rusisë armëpushime lokale dhe mundësinë e evakuimit të civilëve, por se ende janë duke pritur një përgjigje nga Moska.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainën më 24 shkurt, mijëra civilë janë vrarë dhe rreth 11 milionë ukrainas, më shumë se një e katërta e popullsisë, janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Më shumë se katër milionë nga këta banorë janë larguar nga Ukraina.
-
Guterres e quan luftën në Ukrainë “një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”
-
Guterres i kërkon Rusisë t’i jepet fund luftës
-
Shefi i Kombeve të Bashkuara propozon “pauzë” 4-ditore të luftës në Ukrainë për Pashkë
-
Alarmi i OKB-së: Ukraina po gjymtohet
-
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së thotë se një konflikt nuklear është i mundshëm