Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje të martën për armëpushim të luftimeve në Ukrainë gjatë Javës së Shenjtë të krishterëve ortodoksë, duke përmendur Pashkët dhe duke kërkuar një “pauzë” katërditore për të lejuar evakuimet dhe ndihmat humanitare, njoftoi AP.
Duke vënë në dukje se sezoni i Pashkëve po vjen në mes të një ofensive në rritje ruse në Ukrainën lindore, shefi i KB-së tha se nevoja për një armëpushim është gjithnjë e më urgjente.
“Sulmi dhe numri tmerrues i civilëve që kemi parë deri tash mund të zbehet në krahasim me terrorin që shtrihet para. Kjo nuk mund të lejohet të ndodh”, i tha ai gazetarëve, me thirrjen që rusët dhe ukrainasit “të ndalin armët dhe të hapin rrugë drejt sigurisë për shumë në rrezik”.
Ai sugjeroi që pauza të fillojë të enjten, që është e Enjtja e Shenjtë për të krishterët ortodoksë, që përbëjnë shumicën e popullsisë së Ukrainës.
Guterres ka thënë se qëllimi është të hapen korridore humanitare për civilët që të largohen nga zonat e rrezikut dhe që më shumë konvoje humanitare të futen, veçanërisht në zonat si Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Mariupol. Më shumë se 4 milionë njerëz në ato zona, dhe 12 milionë në gjithë vendin, kanë nevojë për ushqim, ujë dhe ilaçe.
-
Guterres e quan luftën në Ukrainë “një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”
-
Guterres i kërkon Rusisë t’i jepet fund luftës
-
Papa mbështet thirrjet për armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
-
OKB: Armëpushimi për qëllime humanitare, aktualisht i pamundur
-
Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Ukrainë gjatë Pashkëve