Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kolumbia eksportoi 700 milionë tufa lule për Ditën e Shën Valentinit

Kolumbia, prodhuesi kryesor i luleve në të dy Amerikat, eksportoi më shumë se 700 milionë tufa me lule të paketuara në buqeta për Ditën e Shën Valentinit, kryesisht në SHBA, ka thënë Departamenti i Bujqësisë kolumbian, shkruan Reuters.

Kjo është 15 për qind e eksportit vjetor të luleve nga Kolumbia, që është furnizuesi i dytë më i madh në botë, pas Holandës.

Kolumbia shquhet në treg për cilësinë e trëndafilave, karafilave e zambakëve.

Pas kafesë, florikultura është eksporti i dytë më i madh bujqësor i vendit, me më shumë se 60 lloje lulesh për shitje jashtë vendit.

Dita e Shën Valentinit dhe Dita e Nënës janë rastet kur bëhet eksporti më i madh i luleve, që përbën 30 për qind të vëllimit të përgjithshëm të eksporteve.

Përgatitja e luleve për festën e të dashuruarve, 14 shkurt, hap 27 mijë vende të përkohshme krahas 110 mijë vendeve të rregullta të punës në atë aktivitet dhe shumica dërrmuese janë gra.

Edhe Problemet tregtare SHBA - Kolumbi kërcënojnë importimin e luleve në prag të Shën Valentinit Botë Problemet tregtare SHBA - Kolumbi kërcënojnë importimin e luleve në prag të Shën Valentinit

Transporti i luleve me avion u trefishua dhe arriti deri në 40 fluturime në ditë.

Përveç SHBA-së, Kolumbia eksporton lule në rreth 100 vende, duke përfshirë Japoninë, Francën, Spanjën dhe Korenë e Jugut.

Nga janari deri në tetor 2023, eksportet e luleve i sollën Kolumbisë 1.75 miliardë dollarë.