Dhjetëra kolonë izraelitë e kanë sulmuar një fshat në Bregun Perëndimor duke ua vënë zjarrin shtëpive e automjeteve. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se një person është vrarë.
Kolonët – disa prej tyre me maska – kanë hedhur gurë e koktej molotovi ndërsa kanë sulmuar fshatin Jit, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Ministria palestineze ka thënë se një tjetër person është lënduar rëndë.
Liderët politikë izraelitë e kanë dënuar sulmin, ndërsa kanë bërë thirrje për ndëshkimin e autorëve. Sipas Forcave izraelite, një izraelit është arrestuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se sulmet nga kolonët janë “të papranueshme dhe duhet të ndalen”, raportoi BBC.
Artikuj të ngjashëm
-
Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat në të gjithë Bregun Perëndimor, disa të plagosur
-
Kolonët izraelitë u kanë vënë zjarrin xhamive në Bregun Perëndimor, thonë palestinezët
-
Kolonët izraelitë vazhdojnë sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor
-
Netanyahu urdhëron mbylljen e plotë të Bregut Perëndimor pas një sulmi atje
-
Një palestinez vret një izraelit në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vret një shofer