Kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, thotë se pesë shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin, me disa shpërthime të dëgjuara pranë një termocentrali në veri të qytetit.
"Shërbimet e urgjencës po përgjigjen. Ne po zbulojmë detajet", tha Klitschko.
"Situata tani - pa ekzagjerim - është kërcënuese për Kievin. Nata dhe mëngjesi do të jenë shumë të vështirë. Trupat ruse janë shumë afër Kievit. Grupet e sabotazhit po neutralizojnë ushtrinë dhe agjencitë ligjzbatuese në qytet. Urat janë nën mbrojtje dhe kontroll të veçantë në kryeqytet. Në to po patrullojnë mjete ushtarake dhe ushtarë të Forcave të Armatosura".
Klitschko konfirmoi se është shkatërruar termocentrali nga bombardimet ruse.
-
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Një i vdekur dhe 21 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev