Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohet Kievi me dronë kamikazë, Klitschko jep detajet

Të paktën tri shpërthime u dëgjuan mëngjesin e së hënës në Kievi, njoftoi kryetari i qytetit, Vitali Klitschko, raportoi BBC-ja të hënën.

Sipas tij, sulmet u kryen me dronë kamikazë, ndërsa të dëmtuara mbetën ndërtesat e banimit në zonën Shevchenkivskiy.

Klischko i ftoi banorët të qëndrojnë në strehimore, gjersa sulme në Kiev u kryen edhe të hënën e kaluar, ku u vranë 19 persona.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se sulmet e 10 tetorit u kryen si kundërpërgjigje ndaj bombardimit të Urës së Krimesë, që lidh Rusinë me Krimenë.

Autoritetet ruse akuzuan Ukrainën për shkatërrimin e urës, por Kievi zyrtar nuk e mori përgjegjësinë.