Kisha Ortodokse ka festuar të dielën pashkët ortodokse me pjesëmarrje të dhjetëra besimtarëve në kishën e Shën Savës në Beograd, duke u mbledhur brenda tempullit të dekoruar me llambadarë e ikona të stilit ortodoks. Megjithëse kori kishte maska derisa këndonte, por jo edhe anëtarët e famullisë, të cilët qëndruan në këmbë gjatë meshës.
Pas vaksinimit të më shumë se 1.5 milionë qytetarëve, Serbia ka zbutur masat kundër koronavirusit pavarësisht shifrave të larta të infektimeve dhe ngadalësimit të programit të vaksinimit. Patriarku Porfirije, i cili drejton Kishën Ortodokse Serbe, i ka prirë meshës së mëngjesit.
Vjet, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, vdiq në moshën 90-vjeçare pasi kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus. Irinej ishte shtruar në spital në fillim të nëntorit, menjëherë pasi kishte marrë pjesë në funeralin e liderit të Kishës Ortodokse Malazeze, peshkopit Anfilohije, i cili gjithashtu vdiq nga koronavirus.
Pashkët janë periudhë shprese për të krishterët ortodoksë – një kohë kur Jezu Krishtit, rreth dy mijë vjet më parë, thuhet se ishte ngritur nga varri pasi kishte vdekur për mëkatet e njerëzimit.