Një kinez ka vdekur pasi u qëllua nga një gjuetar i cili mendoi se ai ishte një lepur.
Katër burra u arrestuan për vdekjen e Wang Moujin, i cili ra në një kanal pasi u qëllua në kokë me armë zjarri.
Incidentet ku përfshihen armët e zjarrit janë të rralla në Kinë, raportoi BBC.
Policia tha se një nga burrat kishte hapur zjarr pasi pa lëvizje në barin pas kanalit, ku raportohet se Wang ishte duke peshkuar.
Autopsia përcaktoi se Wang u mbyt kur ra në kanalin me ujë.
Kina ka ndër ligjet më strikte të armëve në botë, që mund të aplikohen edhe te armët lodra.
Artikuj të ngjashëm
-
Mendohej se u vra nga ariu, por policia japoneze zbulon se i biri vrau babanë
-
Të paktën 35 të vdekur, pasi makina goditi një turmë njerëzish në Kinë
-
Theret për vdekje një nxënës japonez në Kinë
-
Të paktën 20 të vdekur nga përmbytjet në Kinë
-
Një burrë në Kinë kapet me 100 gjarpërinj të gjallë poshtë pantallonave