Një nxënës 10 vjeç i një shkolle japoneze në Kinë ka vdekur një ditë pasi ishte therur.
Djali u ther nga një 44-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë pas aktit.
Ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, ka thënë se Tokio i ka kërkuar Pekinit një shpjegim sa më të shpejtë për këtë rast.
Nuk dihet motivi që çoi në vrasje.
“Kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë shtet”, ka thënë Kamikawa.
Ky rast ndodh pas një therjeje të ngjashme në qershor, ku një burrë shënjestroi një nënë japoneze me fëmijën e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulm me thikë në një shkollë në Francë, një i vdekur
-
Theren me thikë katër pedagogë të kolegjit amerikan në Kinë
-
Sulm me thikë në një shkollë fillore në Kinë, dy të vdekur e 10 të lënduar
-
Sulm me thikë në një shkollë në Francë, vritet një mësues
-
I mituri arrestohet në Pejë, dyshohet se theri me thikë një bashkëmoshatar