Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina zero tolerancë ndaj virusit

Përderisa shkalla e vaksinimit po rritet në shumë pjesë të botës, madje edhe në vendet që më parë kishin strategji të rrepta kontrolluese ndaj COVID-it, e lehtësuan kufizimin e ashpër, Kina po e dyfishon politikën e saj të tolerancës zero

Wang Lijiw planifikoi të kalonte tri ditë në shkretëtirën Gobi muajin e kaluar në mënyrë që t’i shohë plepat e famshëm të asaj zone që tanimë kanë filluar të marrin një ngjyrë të artë.

Banorët e Pekinit kanë qenë të mbyllur për më shumë se tri javë, pak a shumë në karantinë, pasi autoritetet kishin zbuluar një grumbull rastesh me COVID-19 në një qytet të afërt. Ai ishte së bashku me 9 mijë turistë, të cilët mbetën të bllokuar në Ejin Banner, pjesë e largët e rajonit të Mongolisë së Kinës që gjendet në Gobi.

Përderisa shkalla e vaksinimit po rritet në shumë pjesë të botës, madje edhe në vendet që më parë kishin strategji të rrepta kontrolluese ndaj COVID-it, e lehtësuan kufizimin e ashpër, Kina po e dyfishon politikën e saj të tolerancës zero.

Kina ishte pioniere e kësaj qasjeje- izolime të rrepta, raunde të shumta të testimit masiv dhe karantinës së centralizuar- që nga shpërthimi i parë madhor në botë nga koronavirusi që ndodhi në Wuhan. Kjo qasje vazhdon akoma ani pse sipas të dhënave 77% nga 1.4 miliardë banorë janë plotësisht të vaksinuar.

“Kostoja është më të vërtetë e lartë, por kur e krahasojmë me mosmenaxhimin e saj, është e kënaqshme (politika e zero tolerancës) pasi ajo kosto mund të ishte edhe më e lartë”, ka treguar në një intervistë Zhong Nanshan, mjek i lartë shtetëror .

Edhe Ana që s’e panë 300 milionë turistët që vizituan rajonin mahnitës të Xinjiangut Botë 8 muaj më parë Ana që s’e panë 300 milionë turistët që vizituan rajonin mahnitës të Xinjiangut

Kufizimet nuk janë shumë të përhapura, por të paparashikueshme. Udhëtarët e pafat mund ta gjejnë veten në kohën e vendin e gabuar, sikurse turistët në shkretëtirën e Gobit, disa prej të cilëve udhëtuan me autobus për 18 orë në mënyrë që ta përfundojnë karantinimin e tyre në një tjetër qytet.

Njerëzit nga Pekini janë ankuar në internet për këtë. Udhëtonin për punë dhe nuk kishin gjasa të ktheheshin në shtëpi.

Mst: Efekti i rregulloreve

Një shenjë që rregulloret mund të kenë efekt në bizneset e lulëzuara, është rasti i zinxhirit të restoranteve me popullaritet, Haidilao, që vendosi të mbyllë pjesërisht 300 pika për shkak të pandemisë dhe po e mendon një plan t’i shtojë 1,200 pika të reja. Tendosja është ndier në disa vende siç është Ruli, qytet në jugperëndim, i cili ka qenë i mbyllur vazhdimisht këtë vit.

Mirëpo për autoritetet në Pekin, kontrolli mbi virusin është bërë një pikë krenarie, një mjet i fuqishëm propagande - e një provë, siç u tha nga një epror në qeverisje. Madje, shpesh u brohorisin sukseseve të tyre për ta mbajtur numrin e vdekjeve relativisht të ulët, sidomos në kontrast me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përgjigjja ndaj Covid-19 sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme është një “dështim total”.

Kina ka raportuar për rreth 4 mijë e 600 vdekje- krahasuar me më shumë se 755,000 në Amerikë, një vend me më pak se një të katrën e popullsisë së Kinës.

“Po bëhet pjesë e narratives zyrtare që e promovon atë qasje dhe e lidh atë me sistemin e politikës kineze”, ka spikatur Yanzhong Huang, anëtar i lartë në Këshillin për marrëdhënie ndërkombëtare.

“Është e pamundur të thuhet se sa shumë mbështetje popullore kanë politikat që nga rrallimi i sondazheve dhe censurimi i kritikave. Kur Zhang Wenhong, mjek në Shanghai, i cili shpesh ishte krahasuar me zyrtarin e lartë shëndetësor amerikan Anthony Fauci, ngriti shkurtimisht pikëpamjen për të jetuar me virusin, kritika zyrtare dhe hetimet për plagjiaturë ishin ato që e hoqën.

Megjithatë, kryesia e China’s Center for Disease Control, Gao Fu, së fundmi sugjeroi që vendi mund të hapet kur 85% e popullit vaksinohet- një shenjë që qeveria është e vetëdijshme që të paktën disa janë të etur për këtë.

Në tri javë e gjysmë, Wang ka bërë 18 teste për COVID-19. Megjithëkëtë, nuk ankohet. Ai është në gjendje të punojë në distancë dhe ka filluar një vlug të përditshmërisë së tij, duke bashkëvepruar në internet me banorët e Mongolisë së Brendshme.

“Pavarësisht kohës që ke sakrifikuar, apo sa para ke shpenzuar në jetë, kur vjen puna te shëndeti, këto gjëra as nuk ia vlen t’i përmendësh”, ka thënë Wang. “Për shëndetin e të gjithëve, që shoqëria të jetë më e qëndrueshme, disa njerëz duhet të bëjnë sakrifica”.

Mirëpo, strategjia e Kinës e ka veçuar këtë, pasi shumë vende po kalojnë në përpjekje për të jetuar me virusin, sidomos pasi ai vazhdon të ndryshojë dhe vaksinat nuk mund ta parandalojnë plotësisht infeksionin. Më interesantja, edhe Zelanda e Re e cila kishte ndjekur prej kohësh qasjen ndaj tolerancës zero, njoftoi muajin kaluar për një plan të kujdesshëm për lehtësimin e kufizimeve, pavarësisht se mund të ndodhë shpërthimi. Australia, Tajlanda dhe Singapori – të gjitha këto vende që vendosën kufizime të rënda udhëtimi për të shumtën e kohës pandemike- tani kanë filluar t’i hapin kufijtë.

Image
Ndryshe prej vendeve të tjera, Kina uli numrin e fluturimeve ndërkombëtare me pasagjerë të lejuar për 21% muajin e kaluar në 408 fluturime në javë deri në fund të marsit, ndërsa e rriti numrin e fluturimeve të mallrave në 28%

Ndryshe prej vendeve të tjera, Kina uli numrin e fluturimeve ndërkombëtare me pasagjerë të lejuar për 21% muajin e kaluar në 408 fluturime në javë deri në fund të marsit, ndërsa e rriti numrin e fluturimeve të mallrave në 28%.

Edhe Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë Botë 1 muaj më parë Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë

Në Singapor, i cili nisi t’i lërë pa karantinim udhëtarët plotësisht të vaksinuar nga vende të ndryshme, numri i rasteve pësoi rritje në mijëra raste në ditë nga më pak se 100 më parë. Megjithatë shumica e rasteve nuk po përfundojnë në spital.

“Është komplet joreale të mendojmë se mund të qëndrojmë te zeroja”, ka spikatur Dale Fisher, profesor në National University of Singapore’s medical school.

Image
Një shenjë që rregulloret mund të kenë efekt në bizneset e lulëzuara, është rasti i zinxhirit të restoranteve me popullaritet, Haidilao, që vendosi të mbyllë pjesërisht 300 pika për shkak të pandemisë dhe po e mendon një plan t’i shtojë 1,200 pika të reja

Por, vetëm nëse edhe një përqindje shumë e vogël e të infektuarve përfundon në spitale, mund të jetë një problem për Kinën me popullsinë e madhe që ka – e situata do të komplikohej sidomos për qeverinë e cila kishte ngritur reputacionin e saj me shifra të vogla të të infektuarve.

“Mendoj se ajo çka po i shqetëson liderët e qeverisë, studiuesit e zyrtarët e shëndetit publik rreth kësaj çështjeje është fakti se edhe një hapje e vogël mund të na drejtojë në shpërthime shumë më të mëdha”, ka shpjeguar Hung, njëri nga anëtarët e Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare.

Disa nga shembujt më dramatikë të politikës se Kinës vijnë nga Ruili, që kufizohet nga të tri anët me Birmaninë që ka luftuar shumë ta mbajë virusin në gji.

Mst: Fëmija i testuar 78 herë

Videot e djaloshit 21-muajsh me faqe të rrumbullakëta, që është testuar 78 herë, janë përhapur gjithkah në internet. Babai i djaloshit edhe pse e kishte anuluar një intervistë, ka konfirmuar se këto video që kishin zgjuar ndjeshmëri te njerëzit, po ashtu ishin përdorur nga mediat për propaganda që shfaqnin kinse sa të ashpër janë qytetarët e Kinës.

Një banor i Rilit, i cili kishte dhënë vetëm mbiemrin e tij Xu, ka treguar se tashmë nuk mund t’i numërojë se sa shumë teste ka bërë. Në kulmin e njërit nga bllokimet, vullnetarët e komunitetit e kërcënuan se do ta gjobisnin, kur ai kishte shkuar të hidhte plehrat.

Për ta lënë qytetin, i duhej të paguante për 7 ditë hotelin për karantinim- vetëm që të shkojë në një vend 10 kilometra larg. Kufizimet ia shkatërruan biznesin e tij, shitjen e gurëve të dekoruar nga Myanmar.

Qeveria e Ruilit kishte njoftuar në fund të tetorit se do t’i japë 1,000 juanë (rreth 150$) për banorët që kanë hasur në vështirësi, e që do të lejojë bizneset e vogla dhe të mesme t’ua shtyjnë pagesat për borxhe.

Në rajonin Xinijang të Kinës Perëndimore, Li Hui është bllokuar për një muaj në qytetin e Yilit, ku u zbuluan disa raste në fillim të tetorit.

Nëna e tij e cila jeton në një fshat të afërt, e përdrodhi kyçin e dorës, e megjithëkëtë nuk mund të shkonte në qytet për trajtim, shkaku i kufizimeve. Pas shumë lutjesh, ai e siguroi një ambulancë që ta dërgojë të ëmën në spital një javë pas lëndimit të saj. Ai ende s’mund ta vizitojë atë.

Edhe Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja Botë 2 muaj më parë Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja

“Nuk e di deri kur do të mund të durojnë banorët e Yilit, unë nuk mundem më”, ka përfunduar ai.

Përktheu: Blerta Haxhiu