Kina dhe Rusia vendosën veton ndaj një rezolute të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të sponsorizuar nga SHBA-ja, e cila do të kishte vendosur sanksione të reja të ashpra ndaj Koresë së Veriut për valën e lëshimeve të raketave balistike ndërkontinentale.
Votimi në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh ishte 13-2 dhe shënoi një ndarje të parë serioze midis pesë anëtarëve të përhershëm me veto, të organit më të fuqishëm të OKB-së për një rezolutë të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, raporton Associated Press të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli i bashkuar i Sigurimit vendosi sanksione pas shpërthimit të parë të provës bërthamore të Koresë së Veriut në vitin 2006 dhe i shtrëngoi ato gjatë viteve në gjithsej 10 rezoluta që kërkonin - deri tani pa sukses - të frenojë programet e saj bërthamore dhe raketore balistike dhe të ndërpresë fondet.
Por Kina dhe Rusia i thanë Këshillit të Sigurimit pas votimit se ato kundërshtojnë më shumë sanksione, duke theksuar se ajo që nevojitet tani është rinovimi i dialogut midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.