Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina dhe Kanadaja bien dakord për uljen e tarifave

xi carney

Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, kanë njoftuar uljen e tarifave tregtare pas një takimi që u mbajt në Pekin, duke sinjalizuar përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, Kina do të ulë tarifat për vajin e kanolës nga Kanadaja nga 85% në 15% deri më 1 mars. Ndërkohë, Kanadaja do të vendosë një taksë prej 6.1% për automjetet elektrike të importuara nga Kina, sipas normës së “kombit më të favorizuar”.

Marrëveshja konsiderohet një përparim i rëndësishëm pas vitesh marrëdhëniesh të tensionuara dhe masash ndëshkuese reciproke. Xi e quajti këtë zhvillim një pikë kthese në marrëdhëniet dypalëshe.

Nga ana tjetër, kjo është edhe një fitore politike për Carneyn, i cili është lideri i parë kanadez që viziton Kinën pas gati një dekade, raporton BBC.

Carney po përpiqet të diversifikojë tregtinë e Kanadasë dhe ta largojë atë nga varësia ndaj SHBA-së, partnerit më të madh tregtar të vendit, për shkak të pasigurisë së krijuar nga tarifat e paqëndrueshme të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Edhe Kanadaja nuk synon tregti të lirë me Kinën, thotë kryeministri i saj Botë Kanadaja nuk synon tregti të lirë me Kinën, thotë kryeministri i saj

Marrëveshja mund të hapë gjithashtu rrugën për më shumë investime kineze në Kanada, shumë pranë kufirit amerikan. Vetë Carney la të kuptohej se ky afrim është pjesërisht pasojë e tarifave të SHBA-së, të cilat kanë shtyrë një aleat kyç amerikan drejt rivalit të tij më të madh.

Ai u shpreh se marrëdhëniet e Kanadasë me Kinën kanë qenë më “të parashikueshme” muajt e fundit dhe se bisedimet në Pekin i kishte parë si “realiste dhe të respektueshme”. Megjithatë, Carney theksoi se Otava nuk është dakord me Pekinin për çdo çështje, duke përmendur “vijat e kuqe” të Kanadasë, përfshirë të drejtat e njeriut, shqetësimet për ndërhyrje në zgjedhje, etj. 

Vëzhguesit mendojnë se vizita e Carneyt mund të shërbejë si shembull për vende të tjera që po ndjejnë presionin e tarifave amerikane. Ndërkohë, Xi po përpiqet ta paraqesë Kinën si një partner global të qëndrueshëm, duke promovuar marrëdhënie më pragmatike dhe bashkëpunim me fitim reciprok.

 

 

 

Edhe Trumpi takohet me Xi-në, zvogëlon tarifat ndaj Kinës Botë Trumpi takohet me Xi-në, zvogëlon tarifat ndaj Kinës