I biri i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, do të hetohet nga një prokuror i posaçëm me fuqi shtesë, është njoftuar nga prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, raporton BBC.
Merrik Garland i ka dhënë fuqi shtesë David Weissit, prokurorit që ka ngritur tashmë kallëzim penal ndaj Hunter Bidenit në lidhje me këtë rast.
Një marrëveshje lidhur me akuzat për mashtrim tatimor dhe armë kundër Hunter Bidenit është rrëzuar në fillim të këtij muaji.
Republikanët kanë shtyrë për një hetim mbi marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit.
Prokurori Weiss kishte bërë kërkesë të ngrihet në rolin e prokurorit të posaçëm të martën. Kërkesa iu aprovua të premten.
Prokurorët specialë kanë kaluar pesë vjet duke hetuar Hunter Bidenin për mashtrime tatimore, lobim ilegal ndërkombëtarë, shpëlarje parash, dhe krime tjera të mundshme.
-
Pritet aktakuzë ndaj të birit të Bidenit
-
Një këshilltar special do ta hetojë Bidenin
-
FBI-ja gjen prova për ta ndjekur penalisht djalin e Bidenit
-
Gjykatësi hedh poshtë çështjen e Hunter Bidenit për armë pas faljes presidenciale
-
Shtëpia e Bardhë mbron vendimin e Bidenit për djalin e tij: Hunter u veçua politikisht