Prokurorët federalë planifikojnë të ngrenë aktakuzë ndaj të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, në fund të shtatorit.
Hunter Biden është akuzuar për posedim të armëve si përdorues i drogës, ani pse prokurorët nuk kanë njoftuar se mbi cilat akuza do të jenë të bazuar.
Hunter Biden gjithashtu është duke u hetuar nga prokurorët federalë për marrëveshjet e biznesit. Më i vogli i Bidenit ka qenë cak i hetimeve nga Kongresi që kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në muajin janar.
Republikanët kanë bërë përpjekje që aferat financiare të Hunterit t’i lidhin direkt me babanë e tij, presidentin Biden.
Artikuj të ngjashëm
-
Ngrihet aktakuzë ndaj djalit të Bidenit
-
Hunter Biden e pranon fajësinë për evazion fiskal
-
Djali i Joe Bidenit mbërrin në gjykatë për një rast me armë ndaj tij
-
Djali i presidentit Biden akuzohet për shmangie nga taksat
-
Djali i presidentit Biden deklarohet i pafajshëm për posedim të paligjshëm të armës