Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë ngritur aktakuzë kundër djalit të presidentit Joe Biden, Hanter, për shmangie nga taksat.
Pas asaj për armëmbajtje pa leje, kjo është aktakuza e dytë kundër tij, shkruan BBC.
Sipas aktakuzës përgjatë viteve 2016-2019 ai planifikoi tu shmangej taksave në së paku 1.4 milionë dollarë.
Në aktakuzën me nëntë pika ndër të tjera Biden akuzohet mosraportim dhe mospagesë të taksave si dhe vlerësim të rremë të tyre.
Hunter Biden në shtator është paditur për mbajtje joligjore të një arme.
Djali 53-vjeçar i presidentit amerikan është deklaruar i pafajshëm për këtë rast.
Shtëpia e Bardhë nuk i ka komentuar akuzat e reja ndaj Hunterit.
Nëse shpallet fajtor për rastin e taksave, Hanter Bajden mund të përballet deri me 17 vjet burg.
Avokati i Hunter, Abbe Lowell, ka thënë se nëse mbiemri i Hunterit nuk do të ishte Biden, akuzat ndaj tij nuk do të ishin ngritur”.