Prokuroria Themelore në Cetinë, ka kërkuar masën e paraburgimit për Veselin Veljoviqin, i cili është këshilltar i presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Veljoviq është arrestuar të dielën, për dhunë ndaj personave zyrtarë gjatë protestave në Cetinë. Atij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 72 orëve.
“Vijesti” raporton se Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për masën e paraburgimit për Veljoviqin.
Gjatë protestave në Cetinë kundër shugurimit të mitropolitit Joanikije, u lënduan së paku 40 persona, në mesin e tyre 20 zyrtarë policorë.
Artikuj të ngjashëm
-
Këshilltari i presidentit të Malit të Zi u arrestua për sulm ndaj personave zyrtarë
-
Serbia i shpreh ngushëllime Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non grata
-
Abazoviq: Kishte armatosje në Cetinë, po tentohet të destabilizohet Mali i Zi
-
Raportohet për dhjetëra të plagosur në Mal të Zi
-
Në mesin e të paraburgosurve në Malishevë, edhe familjarë të kandidatëve për deputetë