Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raportohet për dhjetëra të plagosur në Mal të Zi

Dhjetëra persona janë plagosur në protestat që u mbajtën në Mali të Zi më 5 shtator kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse në Mal të Zi, Joanikije në qytetin e Cetinjes.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues, disa prej të cilëve hodhën gurë, shishe dhe fishekzjarre në drejtim të policisë. Disa njerëz dogjën goma dhe u ulën në rrugë.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mal të Zi, Dragan Goroviç, tha për televizionin shtetëror se 20 pjesëtarë të policisë janë plagosur, ndërsa një klinikë shtetërore në Cetinje tha se rreth 30 civilë kërkuan ndihmë mjekësore.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq i cilësoi sulmet ndaj policisë si terrorizëm. Ai fajësoi Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq për organizimin e protestave.

Krivokapiq vjen nga Fronti Demokratik pro-serb, parti kjo që udhëheq me qeverinë malazeze, pasi vitin e kaluar rrëzoi Partinë Demokratike të Socialistëve, pas 30 vjetësh në pushtet.

Edhe Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës Arbëri 1 muaj më parë Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës

Gjukanoviq, i cili kundërshtoi ceremoninë, akuzoi policinë për forcë të tepruar.

Sipas tij, në Cetinje u dëshmua "turpi i madh i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Qeverisë së Malit të Zi".

Ambasadat e Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dënuan dhunën.

Mali i Zi shpalli pavarësinë më 2006, por kisha e tij mbeti nën kishën serbe.

Në Mal të Zi ka ndasi të thella sa i takon lidhjeve të vendit të tyre me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe. Rreth 30 për qind e popullsisë prej 600,000 banorësh të vendit identifikohen si serbë dhe e përkrahin Kishën Ortodokse Serbe.

Malazezët tjerë dëshirojnë një kishë ortodokse të ndarë nga ajo serbe.

Kundërshtuesit e ceremonisë së zhvilluar në Cetinje e shohin atë si një simbol të "pushtimit" të Malit të Zi.

Edhe Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë Rajon 1 muaj më parë Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë

Ata kërkuan që ajo të mbahet në çdo qytet tjetër malazez, përveç Cetinjës. Ky qytet nga malazezët konsiderohet si qendër kulturore dhe historike.