Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kërkohen 107 milionë dollarë ndihma për Filipinet

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 107 milionë dollarë ndihma për njerëzit e goditur nga Cikloni Rai në Filipine. Kombet e Bashkuara kanë sqaruar se për planin humanitar duhen 107 milionë dollarë që të ndihmohen 530 mijë filipinasit e goditur nga stuhia e fuqishme.

Supercikloni goditi Filipinet më 16 dhjetor, duke shkatërruar gjashtë nga 17 rajonet e shtetit. Së paku 177 persona kanë vdekur dhe 275 të tjerë janë lënduar. Më shumë se 630 mijë njerëz janë zhvendosur, me 372 mijë prej tyre që kanë kërkuar strehë në qendrat e evakuimit.

Organizatat kanë vlerësuar se 200 mijë shtëpi janë shkatërruar me themel. Organizatat ndërkombëtare kanë thënë se 3 milionë njerëz, përfshirë 1 milion fëmijë, kanë nevojë për asistencë. Milionat e kërkuara pritet të shpërbejnë si ndihmë për gjashtë muajt e ardhshëm. Dy rajonet më të goditura nga stuhia e fuqishme janë Caraga dhe Surigao.

Artikuj të ngjashëm