Katër persona janë vrarë dhe së paku shtatë janë plagosur në një sulm të martën në mbrëmje në qytetin izraelit Jaffa. “The Jerusalem Post” pretendon se sulmi ishte terrorist.
Sipas informacioneve fillestare, të paktën dy sulmues të armatosur kanë marrë pjesë në sulm dhe kanë nisur të qëllojnë në bulevardin Jerusalem në Jaffa.
Policia njoftoi se dy sulmuesit, video dhe fotot e të cilëve u publikuan, janë neutralizuar.
Photo of the attackers in Tel Aviv.
Many killed and injured. pic.twitter.com/Lbcwn0hC0V
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite konfirmoi se Irani lëshoi raketa ndaj tyre ndërsa të gjithë civilët ishin në strehimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vrarë nga të shtënat brenda autobusit në Jerusalem, 11 të plagosur
-
Një e vrarë dhe disa të plagosur nga një sulm i dyshuar terrorist në Izrael
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Irani sulmon Izraelin dhe vendet e Gjirit, një i vdekur e dhjetëra të lënduar
-
Mbi 160 të plagosur nga sulmet iraniane në dy qytete të Izraelit