Të paktën katër persona janë vrarë në të shtënat me armë në Jerusalem të hënën, kanë thënë ekipet e emergjencës, raportoi Jerusalem Post.

Nga ky sulm edhe 11 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, ka bërë të ditur Eli Bin, drejtor i Përgjithshëm i MDA-së.

Rasti raportohet të ketë ndodhur brenda një autobusi, ku të pranishëm ishin 62 pasagjerë.

Dy persona janë neutralizuar nga autoritetet.

Të gjitha pikat e hyrjes dhe daljes brenda dhe jashtë Jerusalemit janë mbyllur ndërsa po zhvillohet një operacion kërkimi për të identifikuar autorët.

Liderët botërorë reagojnë për sulmin në Jerusalem

1 muaj më parë / 8 sht 2025 14:13
Emmanuel Macron

Photo: Associated Press

Liderë të shumtë botërorë kanë reagur për sulmin e armatosur në një stacion autobusi në Jerusalem nga i cili kanë mbetur të vdekur gjashtë dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shkruar në X se Franca e dënon sulmin, duke u shprehur ngushëllime të prekurve.

"Spirala e dhunës duhet të marrë fund. Vetëm një zgjidhje politike do të sjellë paqen dhe stabilitetin për të gjithë në rajon", ka thënë Macron.

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Ëadephul, ka shkryar se është "thellësisht i tronditur" nga incidenti dhe u ka uruar të plagosurve "shërim të shpejtë".

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka thënë se është "i tmerruar" nga sulmi.

"Ne qëndrojmë me Izraelin kundër kësaj egërsie", është shprehur ai.

Sulmin e kanë dënuar me një deklaratë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministria e saj e Jashtme ka thënë se riafirmon "refuzimin e tyre të përhershëm të të gjitha formave të dhunës".

Netanyahy zotohet të kapë ata që ndihmuan në sulmin në Jerusalem

1 muaj më parë / 8 sht 2025 14:08
Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Photo: Associated Press

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar “të kapë të gjithë ata që ndihmuan” sulmuesit, në sulmin e armatosur në Jerusalem që ka lënë gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po rrethojnë fshatrat nga vinin sulmuesit e dyshuar, ka njoftuar Netanyahu, gjatë vizitës së tij në vendngjarje. 

Policia izraelite ka thënë se "dy terroristë janë neutralizuar" pasi hapën zjarr drejt një stacioni autobusi në kryqëzimin Ramot, në periferi veriore të qytetit.

Shërbimi izraelit mjekësor Magen David Adom i ka identifikuar të vdekurit si tre burra në të 30-at, një grua në të 50-at dhe një burrë në të 50-at

Gjashtë të vdekur nga sulmi në Jerusalem, Hamasi përgëzon sulmuesit

1 muaj më parë / 8 sht 2025 12:35
Jerusalem

Photo: Associated Press

Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve nga një sulm me armë zjarri në Jerusalem mëngjesin e së hënës.

Viktimën e gjashtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar. 

Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Është raportuar se dy persona të armatosur ishin të përfshirë në sulm teksa policia izraelite thotë se ata janë "neutralizuar".

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke i përgëzuar veprimet e sulmuesve dhe duke e quajtur atë një "përgjigje të natyrshme" ndaj aktivitetit ushtarak të Izraelit në Gaza. 

Hamasi ka nisur një sulm në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.

Në përgjigje, ushtria izraelite ka nisur një fushatë në Gazë. Të paktën 64,455 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rrip që atëherë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në territor, e cila gjithashtu ka raportuar për vdekje shtesë nga kequshqyerja në javët e fundit.

Shkon në pesë numri i të vdekurve nga sulmi në Jerusalem

1 muaj më parë / 8 sht 2025 11:04
Jerusalem

Photo: Associated Press

Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve nga një sulm me armë zjarri në Jerusalem, të hënën.

Shërbimi mjekësor izraelit i njohur si Magen David Adom ka identifikuar të vdekurit si tre burra në të 30-at, një grua në të 50-at dhe një burrë po ashtu në të 50-at. 

Ndërkohë, nëntë persona me plagë nga armë zjarri janë dërguar në spitalet lokale së bashku me tre të tjerë të lënduar nga xhamat e thyer.

Policia izraelite ka thënë se dy "terroristë" kanë hapur zjarr drejt një stacioni autobusi në kryqëzimin Ramot, në periferi veriore të qytetit. 

Një oficer sigurie dhe një civil i janë përgjigjur sulmit duke neutralizuar sulmuesit, ka shtuar ajo.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse Hamasi e ka vlerësuar atë.

Policia ka thënë se një numër i madh oficerësh kanë siguruar zonën dhe se njësitë e çmontimit të bombave janë siguruar që ajo të jetë e sigurt ndërsa ekipet mjeko-ligjore po mblidhnin prova.