Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vdekur nga një sulm me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Francë

Sulm në Francë

Katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, vdiqën të shtunën vonë kur burri hapi zjarr në një festë ditëlindjeje në një fshat në Francë, thanë autoritetet.

Burri iu afrua një shtëpie fqinje ku një 20-vjeçar po festonte ditëlindjen me familjen e tij në Espinasse Vozelle, një fshat qendror francez me rreth 1000 banorë, rreth 60 kilometra në veri të Clermont-Ferrand, raporton AFP.

Ai qëlloi me armë drejt të ftuarve të festës, duke vrarë tre prej tyre dhe më pas veten, ka bërë të ditur prefektura lokale.

I riu që festonte ditëlindjen dhe babai i tij u vranë.

Jerome Piques, një prokuror lokal, i ka thënë AFP-së se burri, i cili nuk ishte në mesin e të ftuarve të festës, iu afrua shtëpisë fqinje përmes një shtegu që lidh të dy pronat rreth orës 21:30 përpara se të qëllonte me armën e tij.

Edhe Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në një ditëlindje fëmije në Kaliforni Botë Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në një ditëlindje fëmije në Kaliforni

Katër persona janë dërguar në spital pasi u plagosën nga të shtënat, por ata nuk patën lëndime kërcënuese për jetën.

Pesëmbëdhjetë të tjerë, të cilët ishin dëshmitarë të të shtënave, janë vënë nën vëzhgimin e psikologëve.