Chicago, 20 nëntor (Reuters) – Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje të hënën një mjeke, përpara se të hynte në ndërtesën e një spitali në Chicago, për të vrarë më pas edhe një farmacist dhe një zyrtar policie gjatë shkëmbimit të zjarrit, në të cilin u vra nga ana e policisë.
Sulmuesi raportohet se e njihte mjeken të cilën e vrau para spitalit “Mercy”, ka bërë të ditur shefi i policisë në Chicago, Eddie Johnson, gjatë një konference për shtyp. Ai e përshkroi rastin si një akt të dhunës familjare, pasi që ai ishte ish-i fejuari i mjekes, raportuan mediat në Chicago, transmeton koha.net.
Sulmi nxiti panik te mjekët dhe pacientët që ndodheshin në spital, duke i detyruar ata që të ikin menjëherë nga ndërtesa, me duart e ngritur lartë.
“Qyteti i Chicagos e humbi një mjeke, një farmacist dhe një zyrtar policie, që të gjithë brenda një dite, teksa po e kryenin punën e që e donin”, tha prefekti, Rahm Emanuel. “Ky rast copëton zemrat e qytetit tonë. Sulmi është vetë fytyra dhe pasoja e një të keqeje të madhe”.
Sulmuesi, pasi e vrau mjeken, hapi zjarr drejt policëve që nxituan në vend të ngjarjes, tha Johnson. Pas kësaj, sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u fut në spital për tu ndjekur nga policia, në atë që rezultoi me shkëmbim disaminutësh të zjarrit, bëri të ditur Jonsoni.
Polici Samuel Jimenez, i cili u bë pjesë e forcave policore të Chicagos gjatë vitit të shkuar, vdiq gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ai ishte 28-vjeçar dhe baba i një fëmije ndërsa u bë polici i dytë i Chicagos që vritet gjatë detyrës brenda këtij viti.
-
Katër të vdekur nga të shtënat në një spital në Çikago
-
Zjarr në një ndërtesë të lartë në Chicago, një i vdekur e tetë të lënduar
-
Dy të vrarë nga të shtënat në paradën e 4 Korrikut në Çikago
-
Vrasje e katërfishtë në Oklahoma: Dorasi kishte target mjekun që e operoi në shpinë
-
Të shtëna në spitalin e Oklahomës, katër të vrarë dhe disa të plagosur