Të paktën dy persona janë vrarë në të shtënat me armë që kanë ndodhur në një paradë të 4 korrikut në një periferi të Çikagos, ka shkruar të hënën “Sky News”.
Dëshmitarët kanë përshkruar se kanë parë trupa të përgjakur të mbuluar me batanije.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë oficer policie i paidentifikuar ka thënë se personi që dyshohet se ka vrarë dy viktimat, është ende i lirë.
Sipas The Chicago Sun-Times, parada u ndal pas vetëm 10 minutash kur u qëlluan ata.
Kongresmeni i Illinoisit, Brad Schneider, i cili ishte në ngjarje, ka ngushëlluar familjet e viktimave nëpërmjet një postimi në Twitter.
"Ngushëllimet e mia për familjen dhe të dashurit, lutjet e mia për të lënduarit dhe komunitetin tim. Do të angazhohem për të bërë gjithçka që mundem për sigurinë e kombit tonë. Mjaft më!", ka shkruar Schneider.