Katër persona janë vrarë nga të shtënat në një spital në Tulsa, Oklahoma, ka thënë policia të enjten, shkruan BBC.
Oficerët konfirmuan se vrasësi i dyshuar, i cili ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë, ishte gjithashtu i vdekur.
Policia mbërriti në vendngjarje në tre minuta - gjë që dëshmitarët thonë se siguruan që numri i të vdekurve të mos ishte më i lartë.
Gjithashtu janë konfirmuar plagosje të shumta, shtuan zyrtarët.
Nuk kishte asnjë informacion në lidhje me një motiv të mundshëm të sulmit.
Të shtënat nëpër vende publike në SHBA janë shpeshtuar kohëve të fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në sulmin me armë në Alabama
-
Vrasje e katërfishtë në Oklahoma: Dorasi kishte target mjekun që e operoi në shpinë
-
Katër të vrarë nga një sulm i armatosur në Turqi
-
Dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat me armë në mes të turmës në Alabama
-
Katër të vrarë në të shtëna me armë në Montana