Një raketë ruse ka goditur një ndërtesë në qytetin perëndimor ukrainas Lviv në orët e hershme të së enjtes, duke lënë të vdekur të paktën katër persona, raporton BBC.
Kryebashkiaku i Lviv, Andriy Sadovyi ka treguar se tetë persona tjerë janë lënduar, përfshirë një më rëndë.
Po ashtu ai ka thënë se ka frikë se kanë mbetur më tepër persona të ngujuar nën rrënoja, ndërsa ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit.
Sadovyi ka treguar se afro 50 apartamente janë dëmtuar në sulmin, e po ashtu rreth 50 vetura janë shkatërruar.
Kryetari rajonal Maksym Kozytskyi ka thënë se synimi i Rusisë është shkatërrimi i ukrainasve, porse nuk do t’ia dalë.
Ushtria ruse nuk ka komentuar sulmin.