Një kompleks apartamentesh është përfshirë nga zjarri të hënën në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia ka nisur edhe për të shtëna, e një person dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit, raportoi “CBSNEWS”.
Kryebashkiaku i Maiamit, Francis Suarez, ka njoftuar se i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit i janë përgjigjur zjarrit dhe panë që zjarri po përshkallëzohej me intensitet të lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEnde nuk dihet nëse zjarri që mbërriti deri në katin e katërt në ndërtesë lidhet me sulmin me armë.
Banorët thanë se dëgjuan shpërthime, derisa po iknin kah dalje emergjente.
Ekipet e shpëtimit arritën t'i evakuonin nga kompleksi, e zjarrfikësit u shqetësuan për mundësinë e shpërndarjes së zjarrit edhe në ndërtesa të tjera për shkak të afërsisë.