Rritja e buxhetit ushtarak të Kinës është e përshtatshme dhe e arsyeshme dhe synon të përballet me sfidat komplekse të sigurisë, ka thënë zëdhënësi i parlamentit kinez, Wang Chao, pasi vendi vendosi ta rrisë buxhetin ushtarak, shkruan AP.
Wang nuk ka pranuar nëse shkalla e rritjes, që do të shpallet të dielën në hapjen e sesionit vjetor të Kongresit Popullor Kombëtar, do të ishte mbi ose nën 7.1 për qind sikur vitin e kaluar.
Wang ka thënë se pjesa e buxhetit të mbrojtjes mbeti e qëndrueshme në raport me Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe vuri në dukje se modernizimi ushtarak i Kinës nuk do të përbëjë kërcënim për asnjë vend.
“Përkundrazi, do të jetë vetëm një forcë pozitive për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe paqes botërore”, ka theksuar Wang në konferencën për shtyp.
Në vitin 2021, Kina shpenzoi 1.7 për qind të PBB-së për ushtrinë, sipas të dhënave të Bankës Botërore, ndërsa SHBA-ja, me detyrimet e saj të mëdha jashtë vendit, shpenzoi një vlerë relativisht të lartë prej 3.5 për qind.
Kina ndau 229 miliardë dollarë për mbrojtjen vitin e kaluar, që është afërsisht dy herë më shumë se në 2013. Rritjet e vazhdueshme vjetore të buxhetit për më shumë se dy dekada i kanë mundësuar Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës prej dy milionë anëtarësh të rrisë aftësitë e saj në të gjitha kategoritë.
Edhe
Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij
Së bashku me ushtrinë më të madhe në botë, Kina ka marinën më të madhe në botë dhe së fundmi nisi aeroplanmbajtësen e saj të tretë. Kina ka krijuar tashmë një nga bazat e saj ushtarake në Xhibuti në Bririn e Afrikës dhe po rinovon bazën detare në Kamboxhia, e cila mund t'i japë asaj një prani në Gjirin e Tajlandës.
Përpjekjet për modernizimin e ushtrisë kineze kanë shkaktuar shqetësim në SHBA dhe vendet aleate, veçanërisht në lidhje me Tajvanin, për të cilin Kina ka thënë se do të vihet nën kontrollin e saj dhe me forcë, nëse është e nevojshme.