Presidenti i Tajvanit, William Lai Ching-te ka deklaruar të enjten se buxheti i ishullit për mbrojtje do të kaloj 3% e Bruto Produktit Vendor, pasi por rishikon ushtrinë e saj si pasojë e kërcënimit në rritje nga Kina, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.
Bashkë me pajisjet e fundit – shumica e të cilave vinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvani po tenton të angazhoj më shumë persona në shërbim ushtarak me pagesa më të mëdha dhe me shërbim të detyrueshëm nga katër muaj në një vit.
Në një fjalim të enjten në Odën Ekonomike Amerikane, Lai ka deklaruar se administrata e tij është e vendosur të “sigurojë se buxheti jonë i mbrojtjes do tw kalojë 3% të BPV-së. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të riformojmë mbrojtjen kombëtare”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar nga Tajvani që të rrisë shpenzimet në mbrojtje deri në 10% të BPV, që është shumë, shumë më e lartë se sa SHBA-ja apo aleatët e saj të mëdhenj shpenzojnë, me qëllim që të parandaloj Kinën.
-
Tajvani synon të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, përballë kërcënimit nga Kina
-
Hegseth alarmon për rritjen e forcave ushtarake të Kinës
-
Trumpi paralajmëron se do ta thyejë protokollin 47-vjeçar në lidhje me Tajvanin
-
NATO-ja ka shtuar shpenzimet e mbrojtjes më 2025 për 20%, thotë Rutte
-
Xi i kërkon Trumpit “të ketë kujdes” kur armatos Tajvanin